Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Meta shprehet se Dita e Flamurit Kombëtar bashkon të gjithë shqiptarët, ndërsa shprehu nderim më të thellë për Atin e Shqipërisë, themeluesin e shtetit tonë modern, Ismail Bej Vlorës.

“Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar, simbolit që bashkon të gjithë shqiptarët, Gjergj Kastrioti Skënderbeun dhe Ismail Qemalin, Isa Boletinin dhe Adem Jasharin!

Nderimin më të thellë për Atin e Shqipërisë, themeluesin e shtetit tonë modern, Ismail Bej Vlorës dhe veprës së ndritur të shumë patriotëve të tjerë që përjetësuan 28 Nëntorin e vitit 1912!

Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë!”, shkruan Meta

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re