Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken ka uruar shqiptarët në 109-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

 

Ndërsa thekson përkushtimin e SHBA-së për të mbështetur institucionet demokratike të Shqipërisë, si dhe të ardhmen në BE, Blinken shkruan në mesazhin e tij se shqiptarët kanë demonstruar forcë dhe qëndrueshmëri të madhe duke hedhur poshtë shtypjen e një diktature komuniste

 

MESAZHI:

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, uroj popullin e Shqipërisë për 109-vjetorin të Pavarësisë. Miqësia jonë e thellë dhe e qëndrueshme daton më shumë se një shekull nga koha kur Presidenti Ëoodroë Ëilson mbrojti prerazi pavarësinë e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris në 1919.Që nga ajo kohë, shqiptarët kanë demonstruar forcë dhe qëndrueshmëri të madhe duke hedhur poshtë shtypjen e një diktature komuniste dhe duke ndërtuar një demokraci të përkushtuar ndaj tolerancës, të drejtave të njeriut dhe integrimit evropian. Shqipëria e demonstroi këtë frymë përsëri këtë vit duke hapur dyert e saj për afganët në nevojë dhe ata vazhdojnë të ofrojnë një port të sigurt siç bënë për mijëra hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe grupe të tjera që ikin nga persekutimi gjatë dekadave të fundit.Në 2021, ne shënuam 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, duke reflektuar mbi gjithçka që amerikanët dhe shqiptarët kanë arritur së bashku që nga viti 1991. Sot ne jemi aleatë brenda NATO-s dhe vitin e ardhshëm do të shërbejmë së bashku në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të mbështetur institucionet demokratike të Shqipërisë, reformat në drejtësi dhe ekonomike, si dhe të ardhmen në Bashkimin Evropian.Ne presim të thellojmë edhe më tej miqësinë tonë dhe mbetemi krenarë që e quajmë Shqipërinë mik, partner dhe aleat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re