Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një urdhër të fundit të tij, ka theksuar se të gjithë numëruesit duhet të vijojnë pa ndërprerje numërimin.

Gazetarja Esiona Konomi, raporton për ABC News se pas një vëzhgimi në terren pavarësisht urdhrit është ndërprerë numërimi i votave prej disa orësh në shkollën “Vasil Shanto” në Tiranë dhe pritet që të nisë në orën 11:00.

Në këtë qendër numërimi do të numërohen votat e Njësisë 5, një zonë e madhe e votuesve dhe tradicionalisht një zonë e bastionit të majtë, që deri më tani nuk ka sjellë ndonjë suprizë, shihet si një zonë që siguron vota për PS.

Ndërkaq deri më tani janë numëruar 1/3 e kutive në tiranë, kryeson Veliaj me rreth 20 mijë vota në krahasim me Belind Këlliçin. I treti është renditur Arlind Qorri, i ndjeku nga Roland Bejko dhe me pas Marko Dajti dhe Lajla Pernaska.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re