Skip to content

Pavarësisht urdhrit të Nikollës, mblidhet Këshilli i Mandateve, të pranishëm vetëm deputetët e PD, firmosin procesverbalin

Pavarësisht vendimit të marrë nga kryetarja e kuvendit, Lindita Nikolla për anullimin e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, deputetët e opozitës që janë pjesë e këtij këshilli kanë zhvilluar mbledhje dhe kanë mbajtur procesverbal.

Siç shihet edhe në firmat e vendosura, anëtarë të deputetëve të PD në mbledhjen e këshillit të Mandateve kanë qenë: Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, Dhurata Çupi, Dashnor Suli dhe Greta Bardeli.

Procesverbali i mbledhjes së deputetëve të PD, anëtarë të Këshillit të Mandateve dhe Rregullores.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb