Skip to content

Pavaroti ‘i ngrirë’ në mes të sheshit, e veja shpërthen, kryebashkiaku kërkon falje

800 0 1764686341x900 0 1764684619xpavaroti ne akull mb frame 216 578 263

Kryebashkiaku i Pesaro-s në Itali është detyruar të kërkojë falje publike pasi statuja e Luciano Pavarottit u vendos gabimisht brenda një piste të përkohshme akulli, duke krijuar përshtypjen sikur tenori legjendar ishte “i ngrirë” deri në gjunjë.

Statuja prej bronzi, e vendosur prej kohësh në qendër të qytetit, u rrethua nga strukturat plastike të pistës së ngritur për festat e fundvitit. Pamja e pazakontë u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të forta dhe zemërim të hapur nga familja e artistit.

E veja e Pavarottit, Nicoletta Mantovani, e quajti vendosjen e pistës një “tallje të pahijshme”, duke u shprehur e tronditur nga mungesa e respektit ndaj figurës së tenorit.

Pas polemikave, kryebashkiaku Andrea Biancani kërkoi falje dhe theksoi se situata ishte rezultat i një “gabimi të qartë” dhe aspak i qëllimshëm. Ai njoftoi se pista do të rikonfigurohej menjëherë për të shmangur mbulimin e monumentit.

Autoritetet lokale thanë se instalimi ishte kryer nga një kompani e jashtme, e cila nuk kishte marrë në konsideratë hapësirën rreth statujës