Kolegji Zgjedhor hodhi poshtë të enjten vendimin e KQZ, që e kishte rrëzuar kandidatin e “BINDJES DEMOKRATIKE” për Beratin, zotin Pavllo Shkarpa. Pas këtij vendimi në qytetin 2400-vjeçar pritet të ketë një garë të fortë dhe reale, mes përfaqësuesve të qeverisë dhe të opozitës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte vendosur kundër kandidatit të “BINDJES DEMOKRATIKE”, pas pretendimit të KZAZ se Z. Shkarpa kishte pasur probleme me regjistrimin në gjendjen civile të qytetit. Por Kolegji Zgjedhor e konsideroi të pavlefshëm këtë vendim dhe tashmë zoti Shkarpa e ka rrugën e hapur për të zhvilluar garën e tij në qytetin e lindjes.

Vendimi është pritur shumë mirë në Berat, pasi zoti Shkarpa është personalitet shumë i njohur në atë qytet. Ai është prej vitesh kryetar i shoqatës “ANTIPATREA”, e cila ka zhvilluar shumë aktivitete për promovimin e kulturës dhe të vlerave të qytetit të Beratit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re