Në një takim me komunitetin rom, kandidati i BINDJES DEMOKRATIKE për bashkinë e Beratit, Z. Pavlo Shkarpa u shpreh se nëse do të fitojë zgjedhjet, zgjidhjet e problemeve dhe halleve të këtij komuniteti do të bëhen aty ku ata jetojnë dhe jo në bashki. Hallet e tyre ishin shumë të mëdha dhe shume tragjike. Z. Shkarpa u premtoi se:

1. Përfaqësuesi i komunitetit rom do të ketë zyrë në bashki.
2. Fondet për këtë komunitet do të bëhen publike me transparencën më të plotë.
3. Do të bëhen investime në rrugë, kanalizimet e ujrave të zeza, ndricim dhe ndërtimin e argjinaturës për evitimin e përmbytjeve.
4. Hapjen e vendeve të punës.
5. Do të trajtohet cdo rast urgjent i familjeve në nevojë. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re