Policia finalizoi nje operacion per ndalimin e dy anijeve që tentuan të kontrabandojnë më shumë se 62 mijë litra nafte me destinacion final Shqipërinë.

 

Operacioni i i përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe Guardia di Finanzas italiane rezultoi me prangosjen e13 persona, 3 prej të cilëve shqiptarë dhe 10 të huaj.

 

SAIMIR BOSHNJAKU

DREJTOR I DEPARTAMENTIT TE KUFIRIT DHE MIGRACIONIT

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 2 anijet e peshkimit, konkretisht anijen shqiptare “Geni” dhe anijen libane “ABOBAKR 124”, të cilat në përfundim të veprimeve të para hetimore u sekuestuan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 62.000 litra naftë pa dokumentacionin përkatës.

 

 

Te arrestuarit në peshkarexhën shqiptare janë Elton Qevani, Klajdi Kapxhiu, Selim Gaba dhe Muhamet Eltawargy.

 

Elton Qevani 31 vjeç, Klajdi Kapxhiu, 30 vjeç, Selim Gaba, 65 vjeç, banues në Durrës dhe Muhamet Eltawargy, 50 vjeç.

 

Ndërsa ekuipazhi i peshkarexhës libaneze perbehej nga 9 persona me po të njëjtën shtetësi.

 

Muhamed Arafe, Ahmed Zantawi, Ahmet Abdurrabu, Said Nwegi, Muhamed Mahmut, Eshref Kahlife, Islam Ashkar, Ali Hadad,  dhe Adil Badawi.

 

SAIMIR BOSHNJAKU

DREJTOR I DEPARTAMENTIT TE KUFIRIT DHE MIGRACIONIT

Operacioni policor dhe veprimet hetimore kanë zgjatur 48 orë, në det dhe në tokë. Gjatë operacionit u bllokuan 2 anijet dhe u arrestuan pjesëtarët e ekuipazheve të tyre. 

 

Kjo është hera e katërt që në anijet e peshkimit ndalohen per kontrabandë nafte. Karburanti blihet në shtete të ndryshme të Lindjes së Mesme, kryesisht në Libi me çmim të ulët e më pas hidhet në treg.

 

Vetë peshkatarët e justifikojnë ngarkesen e madhe te karburantit me pretendimin se furnizohen me naftë për nevojat e tyre.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re