Skip to content

Pazar për shkarkimin e Metës? Adriatik Alimadhi: 50 mijë euro janë pak… (Gjuzi deklaron votën e tij)

Dy deputetetët e opozitës parlamentare, Kujtim Gjuzi dhe Adriatik Alimadhi kanë treguar qëndrimin që do të mbajnë nesër në Kuvend, ku pritet shkarkimi i presidentit Meta.

Gjuzi ka deklaruar se do të votojë pro shkarkimit, ndërsa Alimadhi shprehet se do të votojë kundër.

Në studion e TPZ, analistët kanë pyetur “se sa ka vajtur pazari” i deputetëve për të votuar në këtë proces.

Pjesë nga biseda:

Arjan Curri: Çfarë mund t’ja ndërrojë mendjen zotit Gjuzi?

Kujtim Gjuzi: Dorëheqja e presidentit është akt qytetar.

Ylli Rakipi: Pse ju prisni të thotë ky që do lek…

Arjan Curri: Ky është një moment që vetëm një herë të vjen në jetë.

Kujtim Gjuzi: Çfarë ka ndodhur dihet, çfarë ndodh nuk dihet…

Arjan Curri: Kësaj radhe duhet ta luani fort.

Artur Zheji: Kuptova që është hapur një ankand. Këto 16 votat me sa duket Taulant Balla që mbulon këtë sektor…

Ylli Rakipi: Ty Gjuzi nuk të kanë dhënë asnjë sinjal?

Adriatik Alimadhi: Kot nuk na dha drekë ky ne.

Kujtim Gjuzi: Te zyra e Taulant Ballës, Kujtim Gjuzi, sot dy vjet e një muaj, domethënë 25 muaj, nuk ka hyrë kurrë.

Arjan Curri: Ky rast nuk vjen më!

Kujtim Gjuzi: E di çfarë rasti nuk më vjen, të bëhem doktor i shkencave.

Adriatik Alimadhi: Unë e kam shpallur kundër dhe po pres.

Arjan Curri: Edhe Gjuzi e ka shpallur pro dhe po pret. Këtë kanë vendosur në drekë këta. Sa ka vajtur çmimi?

Adriatik Alimadhi: Keni kohë deri të mërkurën.

Arjan Curri: Sa është çmimi deri tani? Çdo gjë që nuk blihet me lek, blihet me më shumë lek. Mund të gjejmë sa lek ka vajtur?

Adriatik Alimadhi: Këtë opozitë e keni degraduar shumë, nuk është nevoja të jetë i lartë pazari.

Arjan Curri: Shkon 10 milionë lek? Kam parë deputetë të opozitës së re që po lëvizin me Mercedes të fundit, 100 mijë euro.

Artur Zheji: Sa ju kanë ofruar

Arjan Curri: Sa 50 mijë euro

Adriatik Alimadhi: 50 mijë euro janë pak

Ylli Rakipi: Avash se spo shkarkohet Biden

/faxweb