Ish-kreu i Kuvendit, ish-Kryeministri, ish-Ministri i Jashtëm dhe Presidenti aktual Ilir Meta, mund të rrëzikojë burgun, nëse flet Kastriot Ismailaj, biznesmeni i dënuar për mashtrim.

Fijet që e lidhin Metën me Ismailajn, kanë dalë në dritë nga një përgjim i kryer nga Prokuroria për Krime të Rënda që në vitin 2008.

Sipas dosjes 978, dy ditë përpara se të mbaheshin zgjedhjet vendore të vitit 2009, biznesmeni Kastriot Ismailaj, ishte kontaktuar me anë të një mesazhi telefonik nga Ilir Meta, i cili i kërkonte 200 mijë euro.

Kjo SMS ka rënë në duart e Prokurorisë, në kohën kur Kastriot Ismailaj ishte vënë në përgjim në vitin 2008.

Sipas procesverbalit, të Departamentit të Hetimit të Krimeve në Policinë e Shtetit, që mban datën, 28.06.2009, rezulton se me datë 22.06. 2009, dy ditë para se të mbaheshin zgjedhjet vendore, Kastriot Ismailaj, ishte kontaktuar nga Ilir Meta, i cili i kishte kërkuar 200 mijë me patjetër.

SMS rezulton të jetë dërguar  me datë 22 qershor 2009 në orën 17:27.  “Nesër në darkë (më 23 qershor), duhet të takohemi patjetër. Më duhen 200 mijë patjetër. Mos harro”, thuhej në SMS.

Ky përgjim ka qenë i dokumentuar në dosjen “978”, e cila është pushuar, dhe të gjitha përgjimet e transkiptuara dhe disqet janë asgjësuar me një vendim gjykate në dhjetor 2010.

Kjo dosje është pushuar menjëherë pas ardhjes në pushtet të Ilir Metës, në kohën që bëri aleancë me Partinë Demokratike, nga prokurori i Krimeve të Rënda, tashmë i shkarkuar Gentjan Osmani.

Dhe kur është rihapur dosja në vitin 2015, kur  provat më nuk ekzistonin.

Megjithëse përgjimet janë të vërteta, nuk mund të përdoren më si provë, pasi janë asgjësuar.

Por, prova më e madhe Kastriot Ismailaj, është gjallë dhe mund të dëshmojë, nëse drejtësia do që të zbardhë të vërtetën.

Meta tradhtoi Ismailajn?

E njëjta çështje u rihap në vitin 2015,  ku Ismailaj synonte të merrte ne arbitrazh 130 milionë euro nga shteti shqiptar.

Por këtë radhë ai dyshohet se u la në baltë nga Meta, i cili nuk e mbështeti dhe jo vetëm që nuk mori fajësinë, por iu sekuestruar e gjithë pasuria.

Në vitin 2017, Gjykata e Rrethit në Tiranë dha  vendimin përfundimtar për Kastriot Ismailajn, ish-administratorin e kompanisë DIA, të ngarkuar për mbledhjen e borxheve të CEZ, nën akuzë për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.

Gjykata urdhëroi që shumat financiare prej afro 5 milion euro të sekuestruara në llogaritë bankare të Ismailajt, të konfiskohen dhe t’i kalojnë në administrim buxhetit të shtetit.(cna)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re