Skip to content

Pazaret për 6 votat e Kodit, Ruçi negocion me dy palë opozita në Parlament

Dështimi i negociatave mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për reformën zgjedhore ka rikthyer nisjen e negociatave të përfaqësuesve të mazhoracnës brenda opozitës parlamentare.

Vëmendja e PS-së është fokusuar te ajo pjesë e deputetëve të opozitës që janë drejtues të partive minore dhe që kanë hyrë në Parlament duke zënë karriget e lëna bosh nga LSI dhe PD.

Kryetari i Parlamentit, Ruçi takoi sot pikërisht këtë grup deputetësh për të diskutuar çështje të reformës zgjedhore. Ky grup është kundër nismës së paraqitur nga Myslim Murrizi për ndryshimin e Kushtetutës, duke kontestuar konkretisht pragun 5% të votave për zgjedhjet parlamentare, pasi duan proporcional kombëtar dhe jo rajonal.

Në këtë takim ishin të pranishëm deputetët  Krenar Rryçi, Kujtim Gjuzi, Selami Jenishehri,  Vasil Steriovski, Zef Shtjefni.

Deputetët i paraqitë nRuçit kërkesat e tyre për përfshirjen në reformën zgjedhore të sistemit proporcional kombëtar, listave të hapura, heqjen e pragut elektoral, votimin e emigrantëve, identifikimin biometrik të votuesve, ndalimin e financimit të partive në fushatat zgjedhore nga buxheti i shtetit.

Kryetari i Kuvendit, sipas njoftimit për median, i garantoi deputetët opozitarë se propozimet për nismat ligjore t’i formulojnë e t’i paraqesin dhe ato do të diskutohen në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, në komisionet e Kuvendit dhe në seancë plenare.

“Procedurat parlamentare që do të ndiqen nuk do të cenojnë aspak, por do të respektojnë plotësisht të drejtën e secilit deputet për të propozuar, diskutuar, shqyrtuar, votuar ose kundërshtuar nismat ligjore që paraqiten në Kuvend”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Tashmë mazhoranca është në kërkim të 6 votave për miratimin e Kodit Zgjedhor dhe se duket negociatat i kushtuar në disa fronte në Parlament dhe jashtë saj. Në Parlament po negocion me dy palë opozita, me atë që përfaqësohet nga ata që duan ndryshimin e Kushtetutës, si dhe me me të vegjlit e më të vegjëlve, janë kryetar partish.

Këto negociata shihen edhe si një kërcënim ndaj PD-së dhe LSI-së për shkak të mos arritjes së konsensusit, duke iu bërë të ditur se 84 votat mund t’i gjejë dhe duke ia hequr mundësinë e daljes në zgjedhje me anë të koalicioneve, ku demokratët e kanë si shpresën e vetme për të rrëzuar Ramën nga pushteti.

 

/shqip