Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi i është përgjigjur Lulzim Bashës, i cili e cilësoi Pazar dakordësinë e Rithemelimit me mazhorancën, për amnistinë penale.

“Lajmi mirë që Basha ishte zgjuar që në orën 8. Sot është një ditë e rëndësishme për Kuvendin, se kryeministri do duhej të ishte për të dhënë llogari për dosjen Xibraka, por ka vendosur të dhunojë Kushtetutën.

Sa i takon amnistinë, ka një traditë të konsoliduar në miratimin herë pas here. Në rastin konkret, Grupi i PD është kujdesur që drafti që votohet këtë vit për amnistinë të jetë i njëjtë për draftet e mëparshme edhe kur votohej nga Basha, me dy tre dallime që kemi prezantuar.

Asnjë anëtar i krimit të organizuar nuk përfiton asnjë lloj amnistie, ndryshe nga sa ka ndodhur në 2014, ku më votë të zotit Basha ka pasur amnisti edhe për anëtarët e krimit

Asnjë anëtar, subjekt i posaçëm i SPAK, nuk përfiton asnjë lloj amnistie.

Ndryshe ngase është vepruar me të gjitha amnistitë e tjera, kur protestuesit e thirrur kundër qeverisë u harruan, në këtë rast janë përfshirë të gjitha rastet e protestuesve të opozitës dhe shoqërisë civile.

Nuk ka asnjë zyrtar të korruptuar, apo të hetuar, apo që është në proces gjyqësor për të gjitha çështjet që keni ndjekur gjatë këtyre viteve, që ka ndjekur nga SPAK dhe GJKKO të përfitojë nga amnistia”, tha Bardhi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re