Pazari i Ri i Tiranës fitoi dje çmimin si projekti i Rinovimit 2018 nga Emerging Europe Awards (EEA) në Londër.
 
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, falenderoi jurinë për vlerësimin e projektit të rehabilitimit të Pazarit të ri, i cili nga një ngrehinë e rrënuar, në një kohë të shkurtër, u transformua në një nga pikat më tërheqëse turistike të kryeqytetit, duke ofruar një shumëllojshmëri aktivitetesh ekonomike e kulturore.
 
“Për ne Shqiptarët është inkurajuese që patëm në listën e shkurtër dy projekte, përfshirë edhe ‘Pazarin e Korçës’, një tregues i qartë se programi i Rilindjes Urbane ka dhënë efekte madhore në rivitalizimin e qyteteve tona”.
 
Pazari i Ri u përzgjodh fitues pas konkurrencës së fortë me nëntë kandidatë të tjerë, si qendra historike e Timishoarës, salla e tregut 100-vjeçar të Varshavës “Koszyki”, sheshi Mynta në Lviv (Ukrainë) etj.
 
Ky çmim vjen dy ditë pas vlerësimit që iu bë në Barcelonë sheshit “Skënderbej”, si hapësira më e mirë publike në Europë për 2018.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re