Skip to content

PD akuza Veliajt për ndërtimin e shkollave

Partia demokratike është fokusuar tek denoncimi i tenderave që sipas saj janë korruptive.

Partia me e madhe e opozites ka akuzuar kryetarin e bashkise se tiranes erjon veliaj se ka tenderuar 30 milionë Euro për ndertimin e 14 objekteve  arsimore, ndërkohë që bashkimi europian tenderon 15 milionë Euro për të ndërtuar 22 objekte arsimore.

INA ZHUPA

ZEDHENESE E PD

Konkretisht duke iu referuar të dhënave që japin Agjensia e Prokurimit Publik dhe institucionet përkatëse të cilat kanë ndërmarrë fonde për të rindërtuar shkolla, ne vëmë re që kostoja e Bashkisë Tiranë është tre apo katër fishuar nga kosto që paraqet BE.Me fondet e BE-së me 158 milionë Euro ndërtohen 22 shkolla, me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, me 34 milionë Euro po ndërtohen 45 shkolla.E bukura është që vetë Bashkia Tiranë në tenderin që ka bërë në Prill, parashikonte që me 10 milionë Euro të ndërtonte 8 shkolla.Me tenderin e ribërë në Gusht parashikon që me 30 milionë Euro të bëjë 14 shkolla.

Opozita ka akuzuar edhe Agjensine Kombëtare te Shoqërisë së Informacionit per zhvillimin e nje tenderi sipas saj fiktiv prej 1 miliardë lekësh, për sistemin e monitorimit të inspektorëve tatimorë, sistem që ekziston që prej vitit 2013-të.