KAS do të marrë nesër vendimin për kutitë e votave të Elbasanit që u verifikuan.

Në këtë rast nuk patëm rinumërim, por krahasim të kutive me materialet zgjedhore.

Kujtojmë se Partia Demokratike pretendoi për fenomenin ‘treni bullgar’.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve zhvillon seancë publike ditën e Mërkurë, datë 25.06.2025.
Rendi i ditës:
Ora 09:00

1.Shqyrtimi i kërkesës ankimore nr. 56, datë 29.05.2025, depozituar nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore me objekt: “1. Kundërshtimi i vendimit nr. 1328, datë 24.05.2025, të KSHZ, “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Elbasan, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin, të datës 11 maj 2025”.

2. Pavlefshmëria e zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore Qarku Elbasan.

3. Zgjidhjen e pasojave duke urdhëruar përsërtijen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore Qarku Elbasan”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko