Partia Demokratike ka ankimuar pranë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve regjistrimin e kandidatit të PS për Bashkinë Mallakastër, Qerim Ismailaj. PD pretendon se kandidati i PS është i subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

 

Siç ishte paralajmëruar dhe nga deputeti Gazment Bardhi, PD pretendon se KQZ nuk duhej ta kishte regjistruar në zgjedhje kandidatin e PS,  pasi rezulton i dënuar nga GJKKO me 6 muaj burg për falsifikim dokumentesh.

 

Kreu i Bashkisë së Mallakstrës, Qerim Ismailaj është marrë i pandehur nga SPAK me akuzën se fshehu një dënim në Greqi në vitin 2000, pasi Partia Demokratike i kërkoi prokurorisë verifikime për kryebashkiakun e Mallakastrës duke deklaruar se disponon fakte se ai rezulton i dënuar në Greqi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re