Partia Demokratike ka ankimuar në KAS regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për zgjedhjet e pjesshme lokale.
PD thotë se regjistrimi duhet të anulohet për shkak se në koalicion, pëveç Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokristiane, është përfshirë edhe Komisioni i Rithemelimit të PD, që sipas PD zyrtare nuk është subjekt politik.
“Kërkesa e paraqitur në datën 31.01.2022 nga Lëvizja Socialiste për Integrim, në kushtet kur kjo e fundit dhe as subjektet e tjera të përmendura në kërkesë, përkatësisht Partia Demokristiane dhe Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, nuk ishin regjistruar si subjekte zgjedhore, është në kundërshtim me kërkesat e nenit 65 te Kodit Zgjedhor që përcakton se një koalicion mund të formohet vetëm ndërmjet partive politike që kanë fituar cilësinë e subjektit zgjedhor.
Në këtë kuptim, kërkuesve iu mungon legjitimimi për paraqitjen e kësaj kërkese. Nga ana tjetër, pika 9 e vendimit nr. 2, datë 22.01.2022 të Komisionit Rregullator, ka përcaktuar qartë afatin për paraqitjen e kërkesave për regjistrimin e koalicioneve, 24 ore pas miratimit të kërkesave të partive politike, që përkon me datën 03.02.2022. Ne këtë datë, asnjë subjekt zgjedhor nuk ka paraqitur kërkesën për regjistrim si koalicion zgjedhor. Në këtë kuptim, kjo kërkesë është bërë jashtë afatit ligjor.
–Kërkesa dhe marrëveshja referojnë te një subjekt “Komisioni i Perkolahëm i Rithemelimit”, i cili jo vetém nuk është i regjistruar si subjekt zgjedhor, por as nuk rezulton të ekzistojë si parti politike. Nga ana tjetër, kërkesa dhe marrëveshja përmbajně referenca te Partia Demokratike e Shqipërisë, në kushtet kur kjo e fundit as népërmjet kryetarit të saj apo ndonjë personi tjetër të autorizuar nga ana e tij, nuk ka shprchur vullnetin për të qeně pjesëmarrëse në këtë koalicion. Marrëveshjes i mungon edhe nje element tjeter i rëndësishëm që ka të bëjë me percaktimin e numrit të kandidatëve nga secila parti politike. Në kushtet kur subjekti “Komisioni i Përkohshem i Rithemelimit” éshtë përjashtuar nga marréveshja, mbetet e paqartë se cila parti politike do të propozojë kandidatet e koalicionit.
–Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, bazuar në nenin 64, 65 dhe 66 të Kodit Zgjedhor, nenet 1 dhe 2 të Udhëzimit nr. 01, date 23.12.2020 te Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, si dhe vendimin nr. 02. date 22.01.2022 te Komisionit Rregullator, perfundimisht, KËRKOJMË: Shfuqizimin e vendimit nr. 46, datě 04.02.2022 te Komisionerit Shteteror të Zgjedhjeve “Per shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e koalicionit “Shtepia e Lirise”. (SH-L) per zgjedhjet e pjesshme vendore per kryetar bashkie të datës 6 Mars 2022″, thuhet në kërkesën e PD.
