Partia Demokratike ka arritur marrëveshjen  me kryetarin e Partisë Demokristiane Nard Ndoka. Mësohet se ai do të jetë në zonë të sigurt në qarkun e Shkodrës. Ndoka nuk është paraqitur personalisht në selinë e PD-së, por përmes sekretareve.

Koalicioni opozitar finalizoi këtë të mërkurë marrëveshjen me të cilën do të regjistrohet në zgjedhje. “Partia Demokratike – Aleanca për ndryshim” është emri që PD dhe aleatët e saj kanë zgjedhur për të garuar më 25 prill.

Më herët aleati i PD, Nard Ndoka, deklaroi në një komunikim për A2 se nuk do të firmoste marrëveshjen dhe nuk ishte i qartë sesi do të garonte në 25 prill.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re