Mbrëmjen e sotme militantët e PD-së në Vaun e Dejës janë mbledhur para ambienteve ku është vendosur KZAZ-ja nr. 6 në një shkollë profesionale duke i vendosur zjarrin.

Mësohet se disa militantë të PD kanë sulmuar me molotov shkollën në Bushat. Si pasojë janë plagosur tre efektivë të Policisë së Shtetit.

Pas skandalit të djegies së shkollës ‘Shenaze Juka’ në Shkodër, ky është një tjetër rast i përsëritur. Ditën e sotme OSBE dënoi ashpër skena të tilla, por duket se Partia Demokratike mbetet e vendosur për të injoruar çdo institucion ndërkombëtar.Po sot, në qytetin e Shkodrës kanë mbërritur materialet zgjedhore.

Këto materiale janë transportuar me kamionët e vendosur në dispozicion nga Ministria e Mbrojtjes, ndërsa në shoqërim të tyre ka qenë edhe policia.

Gjithashtu edhe në kohën kur materialet zgjedhore u shpërndanë konkretisht në KZAZ, 2 dhe 3, policia ishte prezente për të ruajtur rendin dhe mbarëvajtjen e këtij procesi.

Kujtojmë se KZAZ 2 dhe 3 të cilat janë spostuar nga Pallati i sportit dhe Shkolla Shejnaze Juka në Shkollën Industriale Arbën Broci, për shkak të sulmeve nga militantët e Partisë Demokratike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re