Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja i ftuar në emisionin “Të Vaksinuarit” që modelohet nga Aulon Kalaja ka folur për situatën politike brenda selisë blu dhe zgjidhjen që duhet të gjejnë demokratët me njëri – tjetrin.

Gështenja tha se PD-ja duhet të hyjë në një proces bashkimi dhe brenda 3 muajsh të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri. Gjithashtu Gështenja theksoi se PD duhet të bëhet gati për zgjedhjet lokale që vijnë pas një viti, ndërsa nuk përjashtohen as zgjedhjet e parakohshme.

“Nuk besoj se përçarja aktuale i intereson demokratëve me përjashtim Edi Ramës të cilit i intereson. Disa janë rrugë për tu bashkuar. Unë kam menduar që Komisioni i Rithemelimit i jep kohë demokratëve dhe strukturës e cila është në situatë kaotike. Kemi disa grupe brenda PD, a duhet një armëpushim mes palëve? Unë them që “po”. Nëse duam të mirën e PD duhet të reflektojmë, nëse hedhim hapa të nxituar do të gabojmë, rruga e duhur është hapja e partisë dhe bashkimi i demokratëve. Duhet t’i kërkojmë ndjesë njëri-tjetrit për atë që ka ndodhur këto 6 muaj. Të qetësohet situata të bashkohen demokratët, të hapet partia me të rinj dhe të reja. Bashkimi nuk është nëpërmjet ndarjes, ne duhet të frenojmë dhe të ulemi bashkë, duhet të fillonte nga grupi parlamentar dhe të hidhet një platformë për pikietat që duhet të ndjekim, duhet më shumë se 30 prilli një proces 3 mujor do të na duhet për t’u bashkuar.

Duhet një kohë e caktuar, nuk tensionohet situata në bazë, sot që flasim kemi struktura paralele në Tiranë. Unë kam struktura me mandat të plot sot unë kam struktura paralele, kjo nuk është normale. Duhet dialog me gjitha palët. Ne për 1 vit jemi për zgjedhje të pushtetit lokal por pse jo edhe të përgjithshme. Në shtator ne zgjidhim kryetarin e ri të PD-së, ky do të jetë çelësi i PD-së. PD duhet tu tregojë shqiptarëve që për herë të parë do të bëjë një proces real dhe përbashkues. Nesër mos kemi kontestime mes palëve”, tha Gështenja.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re