Kandidati për deputet i koalicionit “PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Salvador Kaçaj, foli sot në emisionin “Open” në News 24 për fushatën elektorale të PD-së e cila nis nesër zyrtarisht.
Kaçaj tha se Chris La Civita, i cili do të drejtojë fushatën e PD-së, nuk ka ardhur në Shqipëri për të lobuar, por për të mbështetur Sali Berishën që të fitojë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

“La Civita nuk është lobist, është person politik ai ka ardhur për të mbështetur PD për të mundur Ramën Sorosin dhe për të bërë Berishën Kryeministër”, u shpreh demokrati.

Salavador Kaçaj: Kryeministri Edi Rama është gënjeshtar dhe mashtrues. Imagjino ça thotë kam mik Kushner dhe 12 yjet. Ai nuk ka asnjë program tjetër…Rama thotë kam mik Kushner, ai ka biznes privat, zotëria nuk ka të drejtë ta përdorë për fushatë. La Civita nuk është lobist, është person politik ai ka ardhur për të mbështetur PD për të mundur Ramën Sorosin dhe për të bërë Berishën Kryeministër.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko