Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ shqyrton sot kërkesën ankimore të PD dhe LSI për qarkun e Beratit. Përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ ka paraqitur argumentet dhe prova, duke kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve.

Sipas PD, kandidatët e PS, Hatixhe Konomi dhe Nasip Naço kanë ngritur një skemë kriminale të blerjes së votës me 50 mijë lekë për person.

“Në qarkun e Beratit ne kemi denoncuar në 7 prill në SPAK një skemë kriminale të ndërtuar nga drejtues politik të PS, konkretisht shtetësja Hatixhe Konomi e renditur e para, së bashku me shtetasin Nasip Naçon i renditur i 4 në listën shumë emërore të PS. Këta shtetas në bashkëpunim me shtetasin Mirel Konomi, drejtues i njësisë administrative nr 1 dhe Lorenc Toroveli ka pasur raste të blerës së votës të peesonave të ndryshëm.

Hatixhe Konomi së bashku me kunatin e saj që është drejtues i njësisë administrative kanë blerë vota ose përmes të hollave ose përmes kuponëve të ID.

Ndërsa Nasip Naço dhe Toroveli kanë blerë vota kundrejt shumës 50 mijë lekë të vjetra”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re