Partia Demokratike ka zbuluar një skandal në lidhje me përzgjedhjen e anëtarëve në dy organe të rëndësishme të reformës në drejtësi. Sipas PD-së, janë disa raporte që mazhoranca i ka fshehur, përmes të cilave faktohet se anëtarët e zgjedhur për KLP dhe KLGJ janë në shkelje të kushtetutës, disa të dënuar, disa ish-sigurimsa, si dhe një ish-ministër i Partisë Socialiste. Të gjitha kritere të ndaluara për të qenë kandidatë në këto dy organe. Partia Demokratikë ka dalë në një konferencë për mediat për të sqaruar me detaje se përse është kundër zgjedhjes së anëtarëve të dy organeve mjaft të rëndësishme që do të bëjnë Vettingun në sistemin e reformuar gjyqësor në Shqipëri.

Konkretisht, 5 anëtarët që Kuvendi zgjedh nga radhët e juristëve jogjyqtarë për Këshillin e Lartë Gjyqësor, dhe 6 anëtarët jo prokurorë për Këshillin e Lartë të prokurorisë. Në mungesë të konsensusit politik, anëtarët e këtyre dy organeve u zgjodhën me short dje në nënkomisionin ad hoc. Deputeti Gazmend Bardhi, radhiti me emra problemet që kanë pasur kandidatët për këto organe, e veçanërisht ata që u përzgjodhën me shortin me gogla. Një ndër ta është Altin Hazizaj, jurist, kandidaturë e shoqërisë civile, emri i të cilit u zgjodh për anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Bardhi tha se Hazizaj ka fshehur në deklarimin e tij faktin që ka qenë i dënuar dy herë, vepra penale për të cilat duhet ta kishte kapur ligji i dekriminalizimit. Për këtë arsye, – tha deputeti demokrat, – Hazizaj nuk duhej të ishte fare kandidaturë në këtë proces, dhe aq më pak të jetë anëtar i KLGJ-së. Po ashtu, Bardhi vazhdoi me denoncimet e kandidatëve të tjerë.

Sokol Lamaj nuk ka vërtetimin për shlyerjen e detyrimeve tatimore, që është shkelje flagrante për kriteret e kandidatëve që vijnë nga avokatia. Ndaj tij janë marre masa administrative për mospagesën e rregullt të tatimeve. Ky është kriter ndalues për kandidatët. Per Sokol Lamaj, nga avokatia, ONM ka konstatuar se nuk provon ligjshmerine e pasurise. Edhe ky kandidat e deligjitimon listën. ONM ka konstatuar se Ilir Panda ka qenë i përfshirë në nivele të larta politike, çka ligji e ndalon. (Ka qene ish-minister i Drejtesise ne vitet ’90). Kozma Jano nga radhët e avokateve, nga dokumentacioni që i është fshehur opozitës, rezulton, se Kozma Jano i datëlindjes 1956 ka qenë bashkëpunetor i sugurimit të shtetit me pseudonimin “telefoni”. Alfred Balla ne rekomandimin e ONM nuk ploteson kriterin e angazhimit ne shoqerine civile ne 5 vitet e fundit. Platforma e ketij kandidati eshte plagjiature e nje kandidati tjeter. (Plarent Ndreca). ONM thote se ky kandidat nuk ka integritetin e duhur per te qene kandidat. Mjafton qe nje kandidat te mos perbushe  kriteret, e rrezon dhe delegjitimon te gjithe liste” – tha Bardhi. Ndërkohë, deputeti Oerd Bylykbashi u shpreh në konferencë: “Jemi përpara kapjes së themeleve të shtetit. Kur një kryeministër është i korruptuar, ai duhet të dalë para drejtësisë. Kështu ka ndodhur në Kroaci, Rumani. Këtë presin edhe shqiptarët, por me kapjen politike të drejtësisë, kjo nuk mund të ndodhë”. – tha Bardhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re