Partia Demokratike ka depozituar në kuvend projektligjin për uljen e TVSH-së nga 20 në 6% për të gjitha produktet e shportës ushqimore.

Gjatë një prononcimi për mediat, deputetja demokrate, Jorida Tabaku tha se me këtë propozim të opozitës do të ulen të gjitha cmimet e produkteve bazë ushqimore.

“TVSH konsolidohet, kjo të ishte një nga masat që do merej përgjigje për krizën e pandeminë që dëmtoi rëndë xhepin e qytetarëve. Është një përgjigje që do ta marrin gjitha vendet. Këtu mongonj kontrolli i tregut, ulja e tvsh do të ketë një ulje të produkteve në treg për cmimet e shportës”, tha Tabaku.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re