Kandidatja për deputete e Partisë “Mundësia” në zgjedhjet e 11 majit, Barbara Doda, ka deklaruar se gjatë procesit të numërimit të kutive të votimit, dy partitë kryesore, PS dhe PD-ASHM, tentuan sipas saj të tjetërsojnë votën e “Mundësisë”.
E ftuar në “LOG”, në News 24, Doda u shpreh se tentativa për tjetërsim të madhe të votës së Mundësisë nisis sipas saj, kur ata po i afroheshin mandatit të dytë.
“Kur dy partitë e mëdha PD dhe PS panë që ne kishim shanse dhe ishim shumë afër pati tentativë nga numëruesit. Psh te njësia nr/9 filloi një sajesë e re për ngjyrën e fletës së votimit duke hequr mënjanë disa vota”, tha ajo, ndërsa shtoi se “ne kemi luftuar për çdo votë”.
Ndër të tjera, Doda tha se të dyja partitë e vjetra, kanë fituar, pasi PD ka fituar statusin e partisë së parë opozitare dhe PS ka ruajtur pushtetin.
Barbara Doda: Ka patur tentativa për tjetërsim të madhe të votës së Mundësisë kur ne nisëm ti afroheshim mandatit të dytë.
Kur dy partitë e mëdha PD dhe PS panë që ne kishim shanse dhe ishim shumë afër pati tentativë nga numëruesit. Psh te njësia nr/9 filloi një sajesë e re për ngjyrën e fletës së votimit duke hequr mënjanë disa vota. Ne kemi luftuar duke ndërhyrë për çdo votë. Vëzhguesit kanë të drejtën të ndërpresin numërimin kur shohin probleme. Ne kemi luftuar për çdo votë dhe shqiptarët votuan e duhet të shkojnë atje ku kanë votuar.
Njerëzit që kanë votuar për “Mundësinë” kanë patur guxim. Unë nuk mendoj se mandati ynë i dytë është marrë nga votat e PD. Ne kemi arritur ta përkthejmë votën tonë në mandate. PD po sheh problemin tek Mundësia.
Ne nuk kemi patur numërues por vetëm vëzhgues. Të dyja partitë e vjetra, kanë fituar. PD ka fituar statusin e partisë së parë opozitare dhe PS ka ruajtur pushtetin.