“Mjekët, infermierët, inxhinierët, specialistët e programimit, ekspertët dhe bankierët mbajnë mbi supe peshën më të madhe të taksave në vend”.

Kështu shkruan Jorida Tabaku përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas Tabakut, fasha nga 40 mijë lekë deri në 80 mijë lekë paguan 51% të vlerës totale të TAP në vend, ndërsa shton se “Taksa progresive nuk i jep më shumë para në xhep atij që ka investuar jetën e tij për të përmirësuar njohuritë dhe dijet në punën që bën”.

POSTIMI:

Ka një arsye përse mjekët, infermierët, inxhinierët, specialistët e programimit, ekspertët dhe bankierët mbajnë mbi supe peshën më të madhe të taksave në vend;

Taksa Progresive. Kjo është forma më e pandershme e cila takson dijen, eksperiencën, njohurinë dhe kontributin arsimor që ju keni bërë për veten tuaj. Siç e shihni fasha nga 40 mijë lekë deri në 80 mijë lekë paguan 51% të vlerës totale të TAP në vend.

Taksa progresive nuk i jep më shumë para në xhep atij që ka investuar jetën e tij për të përmisuar njohuritë dhe dijet në punën që bën.

Taksa progresive nuk është incentivuesja e punës, zanatit me të ardhura të larta. Ajo është një barrierë që takson dijen, mundin dhe përpjekjen e gjithsecilit për të rritur të ardhurat duke investuar në shkollim dhe punësim.

Prandaj ne po luftojmë për një taksë të sheshtë; që nuk do të jetë barriera e guximit tuaj për të investuar në dije, shkencë, sipërmarrje.

Prandaj po ofrojmë taksën e sheshtë 9% për rrogën që pagat tuaja mos të taksohen 13% apo 23% siç sot qeveria e specialistëve të PPP ju takson.

Ne besojmë tek aftësitë dhe zotësitë e individit, ne besojmë se mundësitë duhen shfrytëzuar dhe se gjithsekush duhet të gëzojë frytet e punës së tij.

Ditë më të mira do të vijnë për të gjithë. Për mjekët, inxhinierët, infermierët, ekonomistët dhe inxhinierët e programimit.

Ne do ta rikthejmë Shqipërinë në punë duke hequr barrën e pandershme të taksës progresive për t’ju ofruar taksën e sheshtë të barazisë. Secili të gëzojë frytin e punës së tij pa u taksuar padrejtësisht!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re