Partia Demokratike a vendosur të votojë pro zgjatjes së organeve të vettingut.

Pasi konfirmoi votën pro zgjatjes së organeve të vettingut duke marrë në këmbim komisionet për reformën territoriale dhe atë zgjedhore, kryedemokrati Lulzim Basha i është drejtuar deputetëve të PD-së duke arsyetuar vendimin e marrë.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati tha se sot nis puna per ty reforma të rendësishmë dhë qe janë prioritet për Shqipëerinë dhe demokracinë prioritete per PD, Reformen Zgjedhore dhe atë Territoriale.

Ndër të tjera, kryedemokrati tha se zgjedhjet e lira dhe të ndërshme janë prioriteti i PD-së.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka, të konsultohemi me ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj, në mënyrë që të ndërtojme mekanizmat e duhur per te garantuar qe vullneti i zgjedhesvë te mos deformohet, si deri me sot, nga shitblerja evotes, bashkpunimi me krimin dhë perdorimi administrates dhe fondeve publike”, tha Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re