“PD drejt trashëgimisë”, kjo ka qenë tema e emisionit “Quo Vadis” i moderators Pranvera Borakaj në Vizion Plus, mbrëmjen e kësaj të hëne.

 

Të ftuar në studio ishin gazetarët Romir Saraçi dhe Flogert Muça, Sekretari i Marrdhënieve me Publikun në PD Edvin Kulluri, studiuesi Taulant Muka, ndërsa në lidhje me “SKYPE” deputeti demokrat Tritan Shehu dhe pedagogia, Haris Vogli.

 

Lidhur me situatën politike në vend, Vogli e cilësoi të gabuar që në media shpesh atakohet opozita, pasi sipas saj e keqja e vendit është qeveria.

 

“Skena politike është shumë e vështirë në Shqipëri siç edhe në vende të tjera në zhvillim. Më duket i padrejtë sulmi ndaj opozitës. Këtë gjë e bëjnë vende autoritare. Në Serbi e gjithë media është e drejtuar ndaj kësaj retorike, edhe në Shqipëri. Unë mendoj që problem më i madh në momentin që flasim është keqqeverisja, skandalet”, tha Vogli.

 

Sipas pedagoges shpesh në Shqipëri për të mbuluar skandalet e qeverisë përdoret retorika në opinionin publik se fajin e ka opozita.

 

“Për të mbuluar skandalet përdoret retorika se fajin e ka opozita. Në Turqi, Kinë dhe Rusi vriten çdo ditë zërat opozitarë. Shqipëria ka njohur një regres. Të qendrosh 10 vjet në pushtet dhe të pretendosh më shumë se kaq për mua kjo ëhstë absurd”, u shpreh Vogli.

 

/Vizionplus.tv/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re