Deputeti i PD, Arbi Agalliu në një intervistë për Panorama TV ka komentuar humbjen e opozitës në zgjedhjet e 14 majit, ku tha se kjo e fundit duhet të shikojë me kujdes se çfarë i ofron qytetarëve dhe se duhet të sjellë për këta të fundit elita të reja në krye të PD-së.

Agalliu tha se të gjithë personat të dilët kanë një vizion për drejtimin e partisë janë të mirëpritur për kandidim në postin e kryetarit dhe se shtatori do e gjejë PD-në te ridimesionuar në lidhje me postet.

Sakaq shtoi se bashkimi i PD-së do të vijë vetëm nga kandidatë të cilët kanë vullnet politik dhe që respektojnë demokratët.

Pjesë nga biseda:

“Kemi mungesë të theksuar të kapitalit human, pas çmimi i punës së tyre është shumë i ulët”

A kishte deputet të mazhorancës që nuk ishin dakord për rritjen e pagave?

Jo nuk ka pasur, për rritjen e pagave ka pasur dakortësi. Kemi kërkuar në mënyrë specifike zbrazja e administratës publike nga militantët dhe të kthehet në institucion të mbushur nga profesionistët, sot është e kundërta.

Rezultati në zgjedhjet, ka përgjegjës?

Është kollaj të gjesh fajin te tjetri, kjo mazhoranca do të bënte si gjithmonë për të maksimizuar votën në favor të saj, edhe në 2021 kemi denoncuar. Ajo që opozita duhet të shikojë me kujdes është se çfarë i ofron qytetarëve, e kemi sot të ndarë në dy kampe një që beson fort te marrëdhënia me SHBA duke kërkuar në mënyrë të pakontestueshme qarkullimin e elitave, në 30 vite kemi 3 figura që qarkullojnë. Shqiptarët nuk panë ofertë te opozita. Nga ana tjetër bashkimi Meta-Berisha, që u shfaqën si dy figura që do luftonin kundër korrupsionit por historiku tregon ndryshe. Nëse ne nuk ndryshojmë ofertën politike, reformojmë partinë dhe elita të reja të shfaqen për drejtimin e partisë, ne nuk do kemi rezultat pozitiv. Besoj se do kemi ndryshime duke filluar për drejtuesin e PD, dera e opozitës është e hapur për këdo që ofron ndryshime.

Flitet për një rikthim të Bashës, çfarë ndodh?

Zoti Basha u tërhoq kur iu kërkua nga grupi parlamentar, për t’i hapur rrugë bashkimit të demokratëve. Kërkuam të bënte hap pas për ti lejuar demokratët, dhe ai e bëri aktin e tij dhe në këtë periudhë ai qëndroi i tërhequr duke mos ndikuar në rrugën e partisë. Basha e ka bërë hapin e tij për ta lënë partinë drejt bashkimit, por nuk rezultoi e suksesshme. Në momentin që hapet gara për kryetarin, të gjithë individët janë të lirë të garojnë nëse plotësojnë kriteret dhe PD të ketë ridimensionuar të gjithë strukturat. E gjithë aparatura e saj duhet të rifreskohet, të gjithë që kanë aspirata janë të mirëpritur.

A do të luajë zoti Bardhi në bashkimin e PD-së?

Askush nuk është i përjashtuar nga kanididimi i PD, dorëheqja e Alibeajt ishte akt fisnik që duhet ta bëjë kushdo që drejton partinë. Zgjedhja e Bardhit ishte e para për të mbajtur grupin e bashkuar dhe për të vazhduar aktivitetin politik, në shtator do të kemi një ridimesionim të ekipit.

A mund të bashkohet PD, a ka diçka konkrete?

PD është e hapur për këdo, bashkimi nuk bëhet me një formulë është vullnet politik. Demokratët duhet të mendojnë për vendin dhe veten e tyre, duhet të respektojnë dhe të shtyjnë përpara PD. Nuk duhet të bëjmë hapa në kundërshtim me SHBA, Britani dhe BE. PD dhe shqiptarët e kanë të padiskutuar marrëdhënien me këto aleatë, zgjedhja dhe konkluzioni është i qartë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re