Ish-deputeti, Endri Hasa në një intervistë për Panorama TV ka komentuar situatën e opozitës pas humbjeve të zgjedhjeve lokale më 14 maj dhe garën e hapur në PD për lidershipin e ri, ku tha se partia e ka nevojë emergjente që të nxitë besim tek qytetarët dhe të kthehet në alternativë për demokratët.

endri hasa, panorama tv

Hasa tha se PD nuk mund të mbetet peng e interesave personale por demokratët e kanë emergjente që të bashkohen dhe opozita se bashku me projektet politike të kthehet në forcë bindëse në zgjedhjet e ardhshme.

Lidhur me garën e hapur në PD për kryetarin e ri, Hasa tha se në procesin e zgjedhjeve do të zbatohet çdo germë e statutit, dhe se askush nuk mund të marrë peng vendimmarrjen.

Pjesë nga biseda në studio:

500 mijë qytetarët votuan zotin Berisha, nuk i interesojnë këta demokratë PD-së?

Kjo është një gënjeshtër e madhe pasi, nuk e sollën zgjedhjet e 14 majit këto rezultate. Ato 1/3 e votat që mori Luçiano Boçi që erdhën nga PD, i mori PD në këshill, ishin të Sali Berishës. Ata votuan për opozitën, kjo është lojë fjalësh dhe numrash. Ne lamë dy kandidatë, këto vota nuk janë të Berishës, as votat e Igli Carës por vota opozitare. Qytetarët votuan kundër atyre që ishin në pushtet, pse nuk duhet të përfaqësohen. Ndodhi një amulli e plotë, duke e mbajtur partinë në paralizë. Sot PD nuk mund të presë për të prodhuar alternativë, duhet me projekt politike dhe duhet të flitet me njerëzit. Deputetët e kanë për detyrë që të flasin me qytetarët.

Kriza në PD, a rrezikon të mbjellë pakënaqësi më tepër tek qytetarët?

Njerëzit duhan përfaqësi dhe qartësi, çështja e ndarjes dhe bashkimit është një lojë që vazhdon. Ne duhet ti prijmë demokratëve, atyre 130 mijë që na besuan dhe ti bëjmë forcë qeverisëse, mos të mbetemi peng i askujt. Ne duhet të përfaqësojmë njerëzit dhe t’i bindim shqiptarët, jo me lojëra fjalësh për bashkimi, e dinë që bashkimi me foltoren nuk ndodh kurrë. Bashkimin unë e dua me shqiptarët, me alternativë të pastër, 33 vjet tranzicion i zgjatur. Ka mbaruar kjo kohë, kur gjithsecili sheh interesin personal. PD mund të bëhet më e mirë, të jetë fituese dhe parti që e duan shqiptarët. PD duhet të jetë parti e njerëzve, t’i drejtohemi qytetarëve.

Me çfarë lidershipi do bëhet kjo?

Me lidershipin që do zgjedhin demokratët, deri më 20 do presin kandidatët. Do mbështet kandidaturat që do më pëlqejë programi, ky debat që flitet se kush janë kandidatët duhet t’i lemë kohë afatit, gjithsecili ka ambiciet e veta për të shprehur interes.

Çfarë parashikohet sipas statutit?

Në këtë fazë për të shpallur garën, ajo është e shpallur dhe kryesia i ka marrë vendimet. Do të mblidhet për të vazhduar, të caktojë grupet e punës. Që do zhvillojnë procesin më pas, çdo germë e statutit do zbatohet nga kryesia e PD. Kur të mblidhet do i dini të gjitha. PD duhet të jetë më e vërtetë, demokratike dhe më e madhe.

Betejë ligjore mes dy grupeve të krijuara në PD?

Se çfarë bëjnë individët është problem politik, por jo institucional. Gjithsecili të zbatojë vendimet që i takon dhe puna të vazhdojë përpara, askush nuk mund të marrë peng vendimmarrjen.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re