Deputetja e PD, Flutur Açka në një deklaratë për media ka komentuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar, lidhur me garën për zgjedhjen e kryetarit të ri ku tha se partia duhet të punojë me institucione.

E pyetur në lidhje me se a e mbështet ajo si deputete, rikthimin e Lulzim Bashës në Partinë Demokratike tha se vendimi nuk merret persona dhe se qëndrimi i saj ka qenë i qartë në zgjedhjet e 2021 ku është distancuar nga 4 kandidatët.

“Ne do të donim që gjërat të ishin absolute, kjo parti duhet të kuptojë se duhet të punojë me institucione. Piramida e partisë duhet të funksionojë me të gjithë larushinë e saj. Askush prej nesh nuk mund të marrë pozicionin e strukturave të tjera”, tha ajo.

A do mbështesni rikthimin e Bashës?

S’mund ta them unë këtë, nuk e marr si vendim. Në zgjedhjet e 2021 kam qenë shumë e qartë, jam distancuar nga 4 kandidaturat, e kam detyrë të distancohem nga procesi”, tha ajo.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re