Ndonëse nga Policia e Fierit ende nuk ka një informacion zyrtar, PD e rrethit Fier bën të ditur se rreth 50 persona janë shoqëruar në komisariat pas protestave të së premtes në Roskovec e Patos.

Megjithatë drejtuesit e degeve të PD në Fier, Patos dhe Roskovec konfirmuan se pjesa dërrmuese e protestuesve opozitare janë liruar brenda pak orëve.

Shoqërimet e qytetareve janë bërë pas incidenteve dhe përplasjeve që ata patën gjatë të premtes kur tentuan ti bllokojnë rrugën kryeministrit Rama që po shkonte te festonte me grate e Fierit, festen e 8 marsit.

Vec përplasjes me policinë ata dogjen edhe goma në mes të rrugës.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re