Dega e Partisë Demokratike në Lezhë ka reaguar në lidhje me largimin e 9 familjeve rome dhe egjiptiane nga palestra e gjimnazit “Hydajet Lezha.

Përmes një deklarate për mediat, sekretarja e PD Alfrida Marku, ka dënuar veprimet e bashkisë dhe ka kërkuar të gjendet zgjidhje e menjëhershme për këto familje që kanë ngelur në qiell të hapur.

40 banoret e nxjerrë nga palestra paraditen e së mërkures protestuan para Bashkisë Lezhë, duke kërkuar zgjidhje për problemin e tyre.

Në fakt, keto familje e kane fituar bonusin e qirase mirepo nuk kane mundur te gjejne banese per strehim edhe per shkak te rritjes se cmimeve te qirase fill pas termetit te 26 nentorit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re