PD dhe LSI kanë intesifikuar praninë e tyre tek protesta që po zhvillohet në  Unazën e Re, banoret e se cilës kërkojnë dëmshpërblim për prishjen e banesave nga zgjerimi I rrugës në kushtet kur nuk kanë mundur ti legalizojnë.
 
Gjatë kësaj të shtune paraditë kur është bllokuar rruga për ditën e 11 radhazi, është vënë re prania e deputeteve të PD, Albana Vokshi, Flamur Noka, Klevis Balliu, Oriola Pampuri dhe Lindita Metaliaj dhe Dhurata Cupi ndërsa nga LSI ishte I pranishëm, sekretari I përgjithshëm I kësaj force politike, deputet I kësaj zone Endrit Brahimllari.
 

Por ndërkohe që banoret vazhdojnë rezistencën e tyre me shpresen që të mos dalin në qiell të hapur pas nisjes së prishjes së shtëpive por të dëmshpërblehen që të sistemohen me shtëpi gjetke, bllokimi I rrugës ka sjell edhe incidente. Viktime këtë herë ka rënë një operator I një televizioni që po xhironte pamje nga protesta. Ai ra viktime e sulmit nga një drejtues mjeti që ishte bllokuar në rrugë nga protesta.
Fotot  e mëposhte të siguruara nga studio “LSA” tregojnë momentet më pikante nga protesta në ditën e saj të 11 dhe castet e tensionit.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re