Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit ka fshirë tashmë ccdo gjurmë të Lulzim Bashës dhe mbështetësve të tij në bazen e Partisë.

 

Zgjedhjet e kryetareve të degëve kanë përfunduar e bashkë me to jane drejt fundit zgjedhjet për kryesitë e PD në degë dhe delegatet e Kuvendit; duke mbyllur një strukturë krejt të re të Partise Demokratike. Komisioni i zgjedhjeve në PD në përfundim të këtij procesi theksoi se mbi 40 mijë anëtare morën pjesë në procesin zgjedhor dhe tashme nuk ka më përccarje në bazën e PD.

 

ALBANA VOKSHIKRYETARE E KOMISIONIT TE ORGANIZIMIT TE PROCESEVE ELEKTORALE

“Partia demokratike del e bashkuara dhe jo e percare, pjesemarrja eshte me e larte se ne 13 qershor , nuk ka percarje, nuk ka rrjedhje, mbi 40 mije anetare kane marre pjese ne zgjehdje.”

Por jashtë këtij procesi mbetën një pjese e demokratëve që sot janë në krah të Enkelejd Alibeajt dhe që nuk i njohin as zgjedhjet dhe as Kuvendin e se shtunës

 

ENKELEJD ALIBEAJ“Interesi i demokratëve kërkon disa vlera, votat, anëtarësinë, një proces real një garë reale. Është e qartë që ka një PD, ka një statut të saj, ka organe, kryesi, këshill kombëtar të PD, ato që janë sot e do vijojnë të jenë, rregullat e institucionet e PD. Çështja është në gjykatë, të presim gjykatën”

 

GAZMENT BARDHI“Ka një miting tjetër të organizuar në mënyrë të njëanshme si një akt për të vijuar përçarjen, nuk ka kuvend te shtunen”

 

Pavaresisht qendrit te Alibeajt, Bardhit e nje pjesë të deputetëve demokrate, të shtunën do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i cili do te zgjedhë organet drejtuese të partisë dhe në 22 maj demokratët do të zgjedhin kryetarin e ri të Partisë më të madhe të opozitës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re