Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka bërë përgjegjës ish kryeministrin Sali Berisha për situatën në të cilën ndodhet sot selia blu.

 

Në një intervistë për emisionion Spotlight, Alibeaj tha se Berisha ka shkelur betimin e dhënë, duke mos e ndjekur çështjen e shpalljes non grata personalisht, por ka përfshirë edhe partinë.

 

“Menjëherë pas zgjedhjeve të 2021-shit u vendos edhe një ngjarje jo fort e këndshme për PD, siç ishte non grata për ish liderin historik të PD. Në një realitet jo shumë të kultivuar, kur goditen ata që janë pika reference nga aleatët special të PD, siç janë SHBA apo edhe Mbretëria e Bashkuar kjo përbën një ngjarje të madhe politike edhe për zhvillimet e brendshme në PD.

 

Berisha tha se kjo është një çështje personale dhe do e ndjek personalisht, pa e përfshirë PD.

 

Një gjë që është personale nuk duhet ta përfshijë partinë.

 

E gjithë kjo histori ka lënë gjurmë në organizimin e PD”.

 

Alibeaj tha se nga ana e tij ka pasaur një sërë tentativash për bashkim, por sa herë kanë shtrirë dorën e bashkëpunimit, janë refuzuar nga Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re