Në mbledhjen e sotme në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, u diskutua edhe për sherrin e ndodhur pak ditë më parë pranë shkollës “Çajupi” në kryeqytet mes dy mësueseve dhe të afërmve të tyre, ku mbetën të plagosur katër persona.

 

Deputeti demokrat Luçiano Boçi kërkon një sqarim nga ana e ministres së Arsimit, Evis Kushi, se përse nuk pati reagim nga Ministria e Arsimit për këtë ngjarje.

 

Si përgjigje, Kushi dha se Ministria veproi në kohë pas verifikimeve institucionale.

 

“Zyra Arsimore ka bërë një reagim dhe ka marrë masë ndaj dy mësuesve. U përdor një kohë e caktuar për ta verifikuar ngjarjen me policinë. Sepse jo gjithmonë lajmet në media janë 100% të vërteta. Jo me një të rënë të lapsit mund të hiqet mësuesja. Ne e verifikuam me policinë dhe gjykuam që mësueset të pezullohen dhe më pas të shkarkohen. Respektojmë institucionet. Ka hierarki, struktura që janë të parashikuara për të ndërmarrë veprime. Dhe trajtimin psikologjik po e bëjmë, kemi ngritur një grup pune. uroj të mos ndodhin ngjarje të tilla, është shumë e rëndë. E kuptoj dhe për prindërit është shqetësim i lartë, ndonëse nuk ka ndodhur brenda ambienteve të shkollës është shumë e rëndë”, tha ministrja e Arsimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re