Partia Demokratike e degës Vau Dejës ka denoncuar ndalimin e 3 kandidatëve të këshillit Bashkiah nga uniformat blu. Në njoftimin e bërë publik, PD zyrtare pretendon se efektivët e policisë kanë ndaluar pa asnjë motiv kandidaët e tyre dhe iu bën thirrje organeve kompetente që të reagojnë për këtë rast.

 

“Partia Demokratike, Dega Vau Dejës denoncon ndalimin që iu është bërë sot rreth orës 19:15 tre kandidatëve të PD-së për Këshillin Bashkiak të Bashkisë Vau Dejës:

1-Z Gjon Marku Kryesues i listes për Anëtar të Këshillit të Bashkisë Vau Dejës, ish Kryetar i Bashkisë Vau Dejës, Ish Sekretar I Këshillit të Qarkut Shkodër.

2- z. Aleks Prendi, kandidat për Këshillin Bashkiak Vau Dejës

3- z. Gjin Lazri, kandidat për Këshillin Bashkiak Vau Dejës”, thuhet në njoftim.

 

PD pretendon se fillimisht kanidatët janë ndaluar nga një patrullë e policisë në qendër të fshatit Mjedë dhe më pas iu është vënë pas duke i ndaluar sërish.

 

“Të tre kandidatët janë ndaluar nga një patrullë e policisë së shtetit, pa asnjë motiv, pa asnjë arsye, të cilët kanë ndaluar kandidatët e Partisë Demokratike fillimisht në qënder të fshatit Mjedë me preteksin që gjoja nuk jeni ndaluar postobllokut të Policisë gjë që nuk është aspak e vërtet dhe është trillim pasi gjatë aksit rrugor nuk ka pasur asnjë postobllok policie.

 

Pasi i kanë ndalur në fshatin Mjedë, dhë me pas i kanë lënë të lirë, patrulla e policisë ka ndjekur gjatë gjithë rrugës mjetin me të cilin po udhëtonin kandidatët e Partisë Demokratike, duke i ndalur sërish në qëndër të qytetit të Vau Dejësit. 

 

Kjo patrullë, pasi është ndalur mjeti, kanë detyruar Kandidatin për Anëtar të Këshillit të  PD bashkë me automjetin e tij të largohet 1 km larg qytetit për ti bërë kontroll fizik”, vijon njoftimi i PD.

 

PD pretendon se këto veprime nga ana e Policisë së Shtetit përbëjnë vepër penale, ndaj iu bën thirrje institucioneve dhe ministrit të Mbrojtjes, Bledi Çuçi që të reagojnë ndaj këtij rasti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re