Edhe ditën e sotme Kuvendi vijon diskutimet për paketën e re fiskale dhe projektbuxhetin e vitit 2022, që është miratuar parimisht në komisionet parlamentare.

Ndërkohë Partia Demokratike ka theksuar se do të votojë kundër paketës fiskale dhe projektbuxhetit të vitit 2022.Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi deklaroi nga foltorja e Kuvendit se ky buxhet do të rëndojë jetesën e shqiptarëve dhe do të pasurojë oligarkët.

“Partia Demokratike do votoj kundër paketë fiskale dhe kundër buxhetit së Edi Ramës. Është votë kundër në emër të gjithë shqiptarëve të ndershëm. Është një votë kundër borxhit që nuk është përdorur për të hapur vende të reja pune. Kjo qeveri ka marrë borxh si askush tjetër dhe nuk ka bërë asgjë që u vlen shqiptarëve.” tha Bardhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re