Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, nga Puka, është shprehur se zgjedhjet e 2025 do t’i fitojnë.

Ai tha se PD është e vetmja mundësi që Shqipëria të ndryshojë, ndërsa shtoi se kanë motivimin për t’i bindur shqiptarët se pas 12 vitesh keqqeverisje, vendi do të zhvillojë një tjetër perspektivë dhe model qeverisës

“Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, mirë se ju gjetëm. Faleminderit për këtë pritje të ngrohte. Jemi në këtë takim të bashkuar me mesazhin që e morëm prej jush, ju u bashkuar u përballët dhe fituar. Edhe ne do të bëjmë të njëjtën gjë, jemi të vendosur për të fituar në të gjithë Shqipërinë. PD është e vetmja mundësi që Shqipëria të ndryshojë, të dalë nga mjerimi i keqqeverisjes së Ramës.

Teksa vinim në Pukë nuk hasëm asnjë makinë në rrugë, për faktin se zona të tilla po shpopullohen, për shkak të pamundësive për të jetuar një jetë normale.  

Sot vendi po braktiset për shkak të pamundësisë. Kemi propozuar rritjen e pensioneve. Nga rritja e rrogës minimale në fondin e pensionet shkuan 70-80 mln euro më shumë. Në vend të rrisnin pensionet i çuan tek Porti i Durrësit, në projektin për portin. U zgjuan një mëngjes dhe thanë ”pse mos ta falim këtë port’. Kjo është filozofia e Ramës.

Nuk dua të shpall fitoren e PD-së që sot, në pret përpara një vit i vështirë, duhet të jetë vit pune për secilin prej nesh dhe kemi përgjegjësinë që në 2025 ta bëjmë PD-në fituese. Kam bindjen e plotë nëse secili prej nesh në lidershipin e partisë, duke ju pasur juve në krah, ne kemi alternativën e duhur për shqiptarët, kemi motivimin e duhur për t’i bindur shqiptarët se pas 12 vitesh keqqeverisje Shqipëria të zhvillojë një tjetër perspektivë dhe model qeverisës”, tha Bardhi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re