Në një kohë që dy palët në PD janë ende në procese gjyqësore, Komisioni i Rithemelimit ka nisur zgjedhjet për kryetarët e degëve në bazë.
Gjatë ditës së sotme, në një njoftim të shpërndarë për mediat nga Komisioni i Rithemelimit, thuhet se demokratët e Mallakastrët do të votojnë për kryetarin e ri të tyre.
Kandidatët për kreun e PD-së Mallakastër janë:
- Astrit Adem Xhafaj
- Resmi Bilbil Shanaj
Njoftimi:
Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike
Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që zgjedhjet për Kryetar dege të PD Mallakastër do të zhvillohen ditën e shtunë, dt 9 prill 2022 te Kinemaja.
Procesi i votimit do të hapet në orën 9.00 e do të mbyllet në orën 17.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 17.00, deri kur edhe anëtari I fundit I PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.
Kandidatët e për Kryetar dege PD Mallakastër janë:
- Astrit Adem Xhafaj
- Resmi Bilbil Shanaj
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD në dega Mallakastër të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
