Ish-deputetja Jorida Tabaku, tregon se në gjimnazin “Sami Frashëri” nuk po bëhen ndërtime, por sipas saj e gjitha është një teatër dhe shfaqje propagandistike.

Tabaku ka publikuar edhe foto për të mbështetur argumentin e saj, se në gjimnazin me traditë të kryeqytetit, nuk ka nisur ende asnjë punim, ndryshe nga fotot që publikoi ditën e djeshme, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

Reagimi:

Dalin çdo ditë me regji qendrore për ti mbushur mendjen shqiptarëve që po punojnë. Asgjë nuk po bëjnë, asgjë nuk kanë bërë në 7 vite dhe asgjë vitin e fundit që mbas tërmetit. I lanë shqiptarët jetimë me shtëpi të rrënuara dhe tani duan ti përdorin për propagandë. Shembulli më i mirë është shkolla Sami Frashëri.

2 ministra dhe një kryetar bashkie dolën dje për të manipuluar shqiptarët dhe qytetarët e Tiranës. Rezultati është një shfaqje propagandistike.

Sot asnjë punëtor dhe asnjë punë në gjimnazin Sami Frashëri, sepse regjia qendrore është zhvendosur në shkollën 5 maji. Çdo ditë në një shfaqje ku propaganda shet nisjen e punimeve, por pasi kamera e ERTV largohet heshtja dhe braktisja pushton ato që sot duhet të ishin sheshe ndërtimi.

Gënjyen aktorët e rilindjes edhe për fondet e gjimnazit Sami Frashëri. Kjo shkollë NUK do të ngrihet me fondet e BE. Kosto prej 4.5 mln euro do paguhen nga taksat e shqiptarëve dhe qytetarëve të Tiranës. Shkollat me fondet e BE kushtojnë 6 herë më pak!

Tetë vjet kanë manipuluar shqiptarët me fasadë dhe i kanë mbajtur me gënjeshtra. Do të demaskohen hipokritët dhe manipulatorët pasi shqiptarët do të mësojnë se çfarë fshihet pas prishjes së shkollës Sami Frashëri në mes të pandemisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re