Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha me anë të një postimi në rrjetet sociale ka falënderuar demokratët në të gjithë Shqipërinë, që sipas tij në një periudhë të vështirë për vendin dhe partinë kanë ditur të tregojnë lidership.

Ai shton se PD është duke përfunduar organizimi e saj strukturor në të gjithë degët e vendit dhe shumë shpejt do të paraqesim përpara shqiptarëve programin dhe vizionin tonë për vendin

 

Njoftimi i policisë:

Falënderime të sinqerta për demokratët në të gjithë Shqipërinë

, që në një periudhë të vështirë për vendin dhe për Partinë Demokratike kanë ditur të tregojnë lidership të vërtetë jo vetëm me qëndrimet e tyre, por edhe me krijimin e një vizioni dhe orientimi të ri në politikë.

Urime të përzemërta për anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e zgjedhur nga Kuvendet Zgjedhore, në Pogradec – Seit Myftari, në Maliq – Astrit Kolonjari dhe në Degën 14 në Tiranë – Adriatik Shehu!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re