Partia Demokratike ka reaguar ndaj akuzave të ish kryetarit të saj Sali Berisha.

Për PD, Berisha është i dështuar në iniciativën për të përbaltur funksionarët e saj.

“Mashtruesi kronik, sërish sot u mundua të gënjejë shqiptarët për atë që e gjithë bota e pa, dhunen e planifikuar dhe urdhëruar nga Sali Berisha. Por nuk është diçka e re, pasi që prej 9 shtatorit Sali Berisha veç ka gënjyer e mashtruar për hallin e tij të madh, për dosjen e tij “non grata”. Mashtrimet dhe gënjeshtrat e Berishës morën fund ditën në të cilën ai dështoi të merrte me vete në fatin e tij të zi Partinë Demokratike!”, nënvizon PD.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re