Fax News mëson detaje nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokatike ku është diskutuar në lidhje me paketën e ndryshimeve Kushtetuese, që përfshijnë reformën zgjedhore, territoriale.

Po ashtu në mbledhjen e grupit është diskutuar në lidhje me Vetingun e politikanëve.

PD pritet që të dorëzojë në Kuvend projektligjin për vetingun e politikanëve, e cila ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e tyre në këto vite të gjata në opozitë.

Ishte nënkryetarja e PD-së Grida Duma ajo që u shpreh disa ditë më parë se Partia Demokratike shumë shpejt do të propozonte një paketë për Reformën Territoriale dhe tha se ekspertët e kësaj force politike kishin nisur punën për hartimin e propozimeve.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re