Ditën e sotme Partia Demokratike ka denoncuar kreun e Bashkisë së Mallakastrës, se ka fshehur një dënim të marrë në Greqi, dhe për këtë i ka kërkuar prokurorisë që të kryejë verifikimet e rastit.

Sipas PD-së, në vitet 1999-2000, Qerim Ismailaj është dënuar dhe dëbuar nga Greqia.

I gjendur në varrimin e Drita Saliajt, e cila u vra nga nipi i burrit të saj, që kërkoi ti vidhte banesën, Qerimaj ka deklaruar për gazetarët se është i hapur ndaj çdolloj hetimi.
Ai ka deklaruar se në Greqi hyn pa asnjë problem, dhe ka shkuar jo më larg se para dy javësh, te motra e tij që banon në shtetin fqinj.

“Unë skam asnjë lloj dijenie, jam shumë i hapur për çdolloj verifikimi.

Nuk jam ndaluar në asnjë rast në shtetin grek. Unë kam motrën në Greqi, dhe ka pasur problemet e veta familjare, vaftisi djalin, dhe kam shkuar para dy javësh në shtetin grek, pa asnjë lloj problemi’” shpjegoi Qerimaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re