Partia Demokratike i është përgjigjur këshillatarit të kryeministrit, Endri Fugës në lidhje me debatin që është hapur për fluturimin e Edi RAmës me “Air Albania” frejt Parisit këtë fundjavë.

Taksa Fuga i konsideroi “të turpshme” akuzat e opozitës për përdorimin e avionit të shtetit për arsye personale të kreut të qeverisë, PD thotë se Rama nuk mund të fshihet dhe se duhet të tregojë pse ishte në Francë me charter privat.

“E tùrpshme është që Edi Rama të harxhojë me mijëra euro për luksin personal, kur shqiptarët i ka lënë në pikë të hallit. E tùrpshme është që Edi Rama te udhëtojë si hajdùt me charter personal dhe ta mbajë të fshehtë arsyen. E tùrpshme është të justifikosh luksin dhe vje,dhjen e Ramës, duke akùzuar opozitën që zbuloi të vërtetën e udhëtimit në fundjavë prej 100 mijë euro me avion privat. Edi Rama nuk mund të fshihet. Ai ka udhëtuar me avion privat në fundjavë në Francë. Pse?”, shkruhet në reagimin e PD.

Partia Demokratike përmes sekretarit të përgjithshëm, Gazment Bardhi deklaroi pasditen e sotme se Edi Rama kishte përdorur avionin e “Air Albania” si ta kishte charter personal për të kaluar fundjavë turistike në Paris, ndërsa për këtë ka reaguar këshilltari i kryeministrit, Endri Fuga.

Ky i fundit shkruan se akuzat janë të turpshme ndërsa thotë se udhëtimi është bërë bazuar në një marrëveshje të posaçme me AIR ALBANIA pa qëllim fitimi.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re