Pas akuzave të kryeministrit Edi Rama, duke i cilësuar takimet e Lulzim Bashës turp dhe papërgjegjshmëri për shkak të grumbullimeve, ka ardhur një reagim nga Partia Demokratike.

Reagimi i PD:

#Turp është të lësh mijëra qytetarë pa çati mbi kokë për një vit e gjysmë.

#Papërgjegjshmëri është të mbash Shqipërinë në vendnumëro për 8 vite, ta largosh atë nga BE-ja dhe të mos u ofrosh asnjë të ardhme shqiptarëve.

#Rrumpallë është fushata e Ramës, që nuk ka asnjë arritje për të shpalosur, ndaj flet gjithë ditën për kundërshtarët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko