Gazment Bardhi i është përgjigjur përfaqësuesit të mazhorancës në Këshillin Politik, Gazment Bardhit duke i thënë se ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës është prova që tregon se kryeminstri Rama vazhdon koalicionin me krimin e organizuar.

Në shkrimin e tij publik, Bardhi thotë se Tama po tenton të prishë rregullat e garës pasi është i frikësuar nga humbja e zgjedhjeve ndërsa thekson se nëse ka vendosur të hedhë në erë zgjedhjet, koston do e mbajë ai vetë.

Shkirimi i plotë: Ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës është provë që Edi Rama vazhdon koalicionin me krimin e organizuar.

Zgjedhjet në Shqipëri nuk i ka dëmtuar pjesëmarrja e partive politike në zgjedhje, por bashkëpunimi i Damianit me Ymer Lalat në blerjen e votave, bashkëpunimi i Vangjushit me Avdylajt në caktimin e kandidatëve dhe kërcënimin e votuesve, etj. Pra, zgjedhjet i ka dëmtuar koalicioni i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe jo koalicioni parazgjedhor i partive politike.

I braktisur nga qytetarët, Edi Rama po tenton të prish rregullat e garës në mënyrë të njëanshme, i friksuar nga humbja e zgjedhjeve dhe pushtetit të tij personal, që në 7 vjet e përdori vetëm për të mbështetur veten, oligarkët dhe krimin e organizuar!

Asnjë ndryshim i njëanshëm nuk mund të jetë i detyrueshëm për opozitën politike të vendit. Nëse Edi Rama ka vendosur të hedhë në erë zgjedhjet e ardhshme, ne do të bëjmë gjithçka që koston ta mbajë ai, personalisht, jo Shqipëria e shqiptarët.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re