Skip to content

PD i përgjigjet Ramës dhe Berishës: Përdorin të njëjtën gjuhë, për të mbrojtur të njëjtat interesa

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të bëra në emisione televizive nga kryeministri Edi Rama dhe Sali Berisha.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, PD i quan “njësoj” të dy politikanët.

“Dëgjon Ramën dhe kujton Berishën. Dëgjon Berishën dhe kujton Ramën”, thotë PD.

“Dje, në ekrane të ndryshme, u shfaq një tjetër episod haluçinant i dy njerëzve që përdorin të njëjtën gjuhë, për të mbrojtur të njëjtat interesa.

Rama dhe Berisha janë njësoj! Dëgjon Ramën dhe kujton Berishën. Dëgjon Berishën dhe kujton Ramën”, thuhet në reagimin e PD.